Vrasja në Tiranë, kush është deputeti që ishte mbrëmë në lokalin ku u vra Çiça

Shqipëria

Vrasja në Tiranë, kush është deputeti që ishte mbrëmë në lokalin ku u vra Çiça

Më: 2 maj 2016 Në ora: 09:40

Ekzekutimi i Elton Çiças nga Tepelena, mbrëmë rreth orës 22:15, në një lokal pranë stadiumit “Selman Stermasi” është bërë ndërkohë që lokali ka qenë i populluar.

Në lokalin ku ndodhi vrasja mbrëmë, në një nga tavolinat ka qenë edhe një deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Burime për “Panorama” pohojnë se bëhet fjalë për deputetin e LSI-së Luan Rama, i cili para disa vitesh ka qenë ministër i Rendit.

Policia ka pyetur disa prej dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen dhe po analizon kamerat e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat