Gruaja i kërkon 200 lekë Qazim Sejdinit: Më more votën, por ka një Zot (Video)

Shqipëria

Gruaja i kërkon 200 lekë Qazim Sejdinit: Më more votën, por ka një Zot (Video)

Më: 1 maj 2016 Në ora: 21:50

Kryebashkiakun e Elbasanit e ka zënë halli sot me një grua, e cila i ka dalë para me djalin e saj dhe i ka kërkuar lekë. Qazim Sejdni sapo kishte përfunduar një takim me kryeministrin Rama, të paktën kështu thotë edhe raportuesi që ka nisur videon për “Jetaoshqef.al”. Rama ka qenë sot në Korçë dhe mesa duket ka ndaluar për të takuar edhe Sejdinin.

Në momentin që lypësja i ka kërkuar lekë, kryebashkiaku ka qenë me një deputete dhe një person tjetër që djali thotë se është drejtor.

Pasi Sejdini largohet me makinën e tij luksoze, gruaja e mallkon duke thënë se ka një zot si dhe i kujton atij votën që i ka dhënë.

Sejdni nuk ka patur 200 lekë apo është hutuar nga takimi me Ramën dhe nuk i ka kushtuar vëmendje gruas?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat