Shkreli për britanikët: Bunkeri i rezistoi sulmit të demokratëve (Foto)

Shqipëria

Shkreli për britanikët: Bunkeri i rezistoi sulmit të demokratëve (Foto)

Më: 1 maj 2016 Në ora: 21:48

Në një shkrim me titull “Shqipëria shfaq bunkerët bërthamorë për turizëm”, portali Daily News i kishte kushtuar një reportazh të gjerë atraksionit turistik të bunkerëve në vendin tonë.

Njëri në veçanti prej tyre ka marrë vëmendjen e portalit, që shkruan se ndërtimi i tij ka shaktuar edhe protesta.

Sipas Daily-t protestat e udhëhequra nga Partia Demokratike në fund të vitit të kaluar përfunduan me një kryengritje pranë ministrisë së Brendshme, ku protestuesit u përpoqën të shkatërronin një replikë të vogël të një bunkeri që do të mundësojë hyrjen në strehim.

Arkitekti Artan Shkreli, i cili është i përfshirë në projektin e bunkerit, tha se kriticizmi është “absurd”, por u shpreh i kënaqur që hyrja e re i rezistoi sulmit.

“Qindëra mijëra bunkerë të ndërtuar nga regjimi komunist nuk u testuan asnjëherë,” tha ai.

“Kurse ky bunker i rremë… e kaloi testin”.

FEB. 16, 2016 PHOTOFEB. 16, 2016 PHOTO


The bunker also has toilets and urinals.FEB. 16, 2016 PHOTO


Foto nga Bunkeri i Nendeshem i ministrise se Brendshme ne Tirane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat