Shembet ura e drurit në Zvërnec (Video)

Shqipëria

Shembet ura e drurit në Zvërnec (Video)

Më: 1 maj 2016 Në ora: 21:41

Ura e drurit që lidh zonën e Manastirit në Zvërnec është shkatërruar. Në një video të publikuar në rrjetet sociale duket sesi “ka humbur” një pjesë e urës, për shkak të amortizimit.

Turistët që vijnë deri këtu mjaftohen me një foto nga larg të Manastirit dhe iu duhet të kthehen përsëri. Për të dytin vit radhazi, ura e drurit është lënë në mëshirë të fatit, pavarësisht se konsiderohet si pjesë e trashëgimisë dhe e peisazhit të zonës. Rreth dy vjet më pare, në gusht të vitit 2014, ura u rikonstruktua nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me autoritetet vendore.

Duket se ndërhyrja ka qenë e dobët dhe ura është shembur përsëri dhe vazhdon të qëndrojë në atë gjendje prej gati një viti tashmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat