Nga 4 me 2 korsi, çfarë po ndodh me Lungomaren e Vlorës?

Shqipëria

Nga 4 me 2 korsi, çfarë po ndodh me Lungomaren e Vlorës?

Më: 1 maj 2016 Në ora: 18:27

Projekti aq i trumbetuar i Shëtitores buzë deti të Vlorës, duke se ka nisur të pësojë devijimet e para nga letra në realitet.

Në fakt një qytetar ka denoncuar për faqen në facebook Nisma Thurje, një pjesë të punimeve, që paraqesin një realitet krejt tjetër nga ai që ishte premtuar.

Flori Brahimaj, nëpërmjet dy fotografive, ka nxjerrë në pah “Ndryshimin e projektit të shëtitores së Vlorës”.

“Ne projekt u prezantua rruga me 4 korsi + trafikndarse me peme + vend qendrimi per makinat + trotuare + korsi bicikletash.

Ndersa ne zbatim projekti ka vetem 2 korsi dhe nje trafikndarse me gjeresi 3 metra.

Nese nje makine peson difekt apo behet aksident do te duhet te bllokohet i gjithe trafiku dhe gjithe makinat qe ndodhen pas saj do te duhet te ikin me indietro per te hapur rrugen.

Nese nuk reagohet perpara se te perfundoje, do te mbese keshtu gjithe jeten”, – shkruan ai.

Fotot janë mëse të qarta dhe flasin vetë./Mapo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat