Pse Edi Rama s’i mbështet krerët politikë shqiptarë në Maqedoni?

Shqipëria

Pse Edi Rama s’i mbështet krerët politikë shqiptarë në Maqedoni?

Më: 1 maj 2016 Në ora: 18:08

Një analizë e Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanin, (IFIMES) përshkruan në detaje, situatën politike në Maqedoni, në prag të zgjedhjeve të 5 Qershorit.

Me titullin “Maqedonia, një vend dhe një demokraci e vjedhur”, studimi e vendos Nikolla Gruevskin, në krye të një regjimi të mirëfilltë, që me shumë gjasa do të përfundojë si Bashar Al-Asad. Sipas studimit, kryetarët e dy partive shqiptare, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi janë të dy të bindur ndaj Gruevskit dhe ish drejtorit të Sigurimit dhe Kundërzbulimit, Sasha Mijallkov.

Lëvizjet politike dhe përgjimet e publikuara dëshmojnë se Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti konsiderohen dy kukulla të dyshes Gruevski- Mijallkov, thuhet në këtë studim, që përmend dhe bisedën ku kreu i PDSH-së i zotohej Mijallkovit për besnikëri deri në vdekje. Kjo është arsyeja, sipas IFIMES, që krerët e partive shqiptare në Maqedoni nuk gëzojnë mbështetje nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat