Skema e mashtrimit me vizat kanadeze, Prokuroria verifikon pasuritë e Luli Makashit

Shqipëria

Skema e mashtrimit me vizat kanadeze, Prokuroria verifikon pasuritë e Luli Makashit

Më: 1 maj 2016 Në ora: 16:49

Pas arrestimit dhe vendosjes së masës së sigurisë, Luli Makashin e dyshuar si e përfshirë në mashtrimin me vizat kanadeze prokuroria po verifikon llogaritë e saj bankare. Një shkresë i është dërguar bankave të nivelit të dytë për të mbledhur të gjithë informacionin e nevojshëm. Burime nga grupi hetimor thonë se nëse 52-vjeçarja nuk arrin t’i justifikojë paratë që ka në llogaritë e saj ato do të sekuestrohen.

Në sitën e grupit hetimor do të kalojnë edhe llogaritë e familjarëve të saj të afërt. Gjithashtu informacion do të kërkohet edhe nga hipotekat për të parë pasuritë e paluajtshme të familjes Makashi. Hetuesit thonë se ka kanë dyshime se, një pjesë e pasurisë të jetë vendosur nga mashtrimi që Luli Makashi u ka bërë shtetasve të ndryshëm, duke i marrë shuma të konsiderueshme parash në këmbim të një vize.

Në skemën e mashtrimit me vizat të shoqërisë Ande – LM janë përfshirë dhe persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë me Makashin. Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet për shoqërimin e një djali dhe një vajze, rreth 25-vjeç, që sipas dëshmive të të dëmtuarve, punonin me 52 -vjeçaren. Skema e mashtrimit ishte e shtrirë dhe në vende si Danimarka, Norvegjia, Malta, si dhe kontrata punësimi 2-vjeçare në Dubai.

Tv Klan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat