Vasili: Ja si funksionon skema lehtësuese për fermerët

Shqipëria

Vasili: Ja si funksionon skema lehtësuese për fermerët

Më: 1 maj 2016 Në ora: 12:05

Me iniciativën e LSI dhe konkretisht të kreut të grupit, Petrit Vasili, fermerëve u hiqet një barrierë. Nga java e ardhshme pritet të ndryshojë skema e shitjeve të produkteve bujqësore. Ministri Ahmetaj i ka dhënë ‘OK’ këtyre ndryshimeve.

Petrit Vasili në një prononcim për Opinion.al sqaron se për fermerët ishin krijuar disa vështirësi që kishin bërë që produketet të shiteshin nën kosto. Ata nuk mund të tregtonin asnjë produkt me para në dorë por vetëm me transferta bankare. Kjo kishte bërë që të lulëzonin “sekseret” që blinin me çmim shumë të ulët produktet dhe mandej i tregtonin tek grumbulluesit. Me ndryshimet e reja, tashmë fermerët mund të shesin me para në dorë (likuiditet cash) produkte deri në vlerën e 100 mijë lekëve (të reja).

Vasili sqaron se kjo do të ndihmojë shumë këtë kategori sidomos tani në sezonin e pranverës dhe verës kur dalin edhe prodhimet nga serat apo tokat bujqësore.

Sakaq një ndryshim tjetër që do të miratohet nga Qeveria me propozim të LSI është edhe ajo e siguracioneve për ata fermerë që aplikojnë për subvencione në bujqësi. Ka qenë kusht që të paguanin siguarcionet shëndetësore për një vit, tha Vasili, duke shtuar se me ndryshimet në skemë askush nuk do ta paguajë siguracione paradhënie, por hap pas hapi, muaji pas muaji.

Paketa e LSI për fermerët pritet të miratohet brenda javësh së ardhshme në Këshillin e Ministrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat