Lumi Gjanicë, premtimi i mbajtur i Armando Subashit

Shqipëria

Lumi Gjanicë, premtimi i mbajtur i Armando Subashit

Më: 1 maj 2016 Në ora: 11:27

Fieri, përveçse është një zonë me fuqi të madhe ekonomike, bujqësore e industriale, me resurse pikante kulturore dhe turistike, dikur lakmohej edhe për faktin se përshkohej nga një lumë i qetë e i pastër. Prania e këtij lumi i falte qytetit freski dhe një të ardhme piktoreske, që rrallë qytete mund ta kenë ketë fat. Por, fatkeqësisht, gjithçka rrodhi ndryshe. E ardhmja e lumit Gjanica ishte aq e zymtë, saqë nga resurs u kthye në makth për qytetarët e Fierit. Një transformim i ardhur nga dora e njeriut, herë për veprimet e tij dhe herë për mosveprimet. Uji i pastër i tij, që dikur u shërbente edhe grave të zonës për të larë rrobat, në 25 vitet e fundit u kthye në një lumë trasportues hidrokarburesh dhe plehërash të ndryshme urbane. Sikur të mos mjaftonte kjo, ndërgjegja e lartë qytetare që nuk i lejonte fierakët të ndotnin rrugët e qytetit bënë që lumi të kthehet në një vend-depozitim “i fshehtë” i të gjitha mbetjeve inerte dhe urbane. Sot qytetarët kujtojnë me nostalgji kohën kur kalonin orët e lira pranë lëtij lumi duke peshkuar, apo duke u larë, ndërsa sot ky kujtim i largët po shkon drejt harresës. “Nuk mund ta imagjinoja se ky lumë, që dikur më mrekullonte më shumë se cdo gjë, do të shndërrohej një ditë në makthin tim më të madh”, tregon K.Stoja, banor pranë brigjeve të këtij lumi. Po si arriti deri në këtë situatë lumi Gjanicë?

Ndotja

Jo vetëm përmbytja është shqetësim i banorëve që jetojnë pranë lumit Gjanica, pasi ai është shqetësim real edhe kur nuk ka rreshje. Burimi më i madh i ndotjes së këtij lumi janë hidrokarburet. Në këtë lumë, sot derdhen mbetjet industriale të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës, Ballsh, si dhe ato që përftohen nga procesi i dekandimit të hidrokarbureve të depozituara në rezervuarët e Visokës dhe Ofiçinës. Sikur të mos mjaftonte kjo, Gjanica do të shërbente edhe si një vendgrumbullim informal mbetjesh inerte e urbane. Pamjaftueshmëria financiare e pushtetit lokal ndër vite ka sjellë që asnjëherë të mos shikohej mundësia për ndryshimin e kësaj panorame. Kjo shikohej si një kafshatë e madhe, e cila duhej menduar mirë dhe duhej ngrënë atëherë kur çdo gjë të ishte e garantuar. Rehabilitim total i lumit Gjanica. Kjo ishte motoja që asnjëherë nuk do të arrihej nëse edhe sot do të mendohej kështu.

Një tjetër vizion ka për këtë çështje kryetari aktual i Bashkisë Fier, Armando Subashi. Nëse një emergjencë qytetare duhet t’a kthesh në realitet, nuk duhet të presësh detyrimisht vetëm burimet financiare. Vullneti dhe iniciativa duhet të jenë pararendëse. Një nga premtimet që Subashi bëri gjatë fushatës elektorale të 23 qershorit 2015, ishte dhe sistemimi i lumit Gjanica, premtim që fillimisht u pa me skepticizëm nga fierakët, por që sot është një realitet i prekshëm. Me të marrë mandatin e kryetarit të bashkisë Fier, Armando Subashi projektoi ndërhyrjen emergjente përgjatë lumit Gjanica. Edhe pse nuk kishte asnjë fond të përcaktuar për këtë qëllim, pa asnjë fond shtesë të kërkuar nga të tretët, duke siguruar bashkëpunimin e Drejtorisë së Bordit të Kullimit Fier, e cila vuri në dispozicion dy mjete (skrepa) dhe duke siguruar karburantin e nevojshëm për këto mjete arriti që në vetëm pak muaj të eleminojë katastrofën PËRMBYTJE.

Punimet e nisura në muajin tetor në grykëderdhjen e lumit, vijuan intensivisht deri në qendër të qytetit, duke eleminuar kështu këtë rrezik shumëvjeçar të kthyer në tmerr të qytetarëve. Këtë e vërtetuan edhe rreshjet e ndodhura në muajt që pasuan, ku nuk u shënua asnjë dalje e lumit në segmentet ku ishte ndërhyrë. Tonelata të tëra mbetjesh urbane dhe inerte janë nxjerrë nga brendësia e lumit duke vënë në pah edhe më shumë papërgjegjshmërinë qytetare që vazhdon të ndotë këtë resurs të qytetit. Kjo ndërhyrje e Bashkisë Fier, edhe pse emergjente shënon fazën e parë të projektit të madh dhe ambicioz i rehabilitimit të lumit Gjanica. Për këtë është shprehur edhe kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi duke cilësuar si një fazë që do të shërbejë si trampolinë për të kaluar në projektin e madh e ambicioz të rehabilitimit të lumit.

“Aktualisht jemi në fazën kur është miratuar projektideja nga KKT-ja, si dhe lista e objekteve që do të shpronësohen. Pritet që ta plotësojmë edhe me projektin e detajuar e të plotë inxhinierik. Hartimi i këtij projekti dhe më pas zbatimi i tij është sfida jonë e përbashkët, e qeverisjes qendrore dhe lokale. Kjo fazë e parë do të shërbejë si trampolinë për të kaluar më pas në zbatimin në terren të këtij projekti madhor”. Kjo do të jetë dhe ëndrra e çdo qytetari fierak, që deri pak muaj më parë ishin skeptikë edhe për mundësinë e pastrimit të lumit dhe sot pasi e kanë prekur këtë arritje po imagjinojnë për kthimin e tij në resurs.

Ndërtimet, frymëmarrja e bllokuar e lumit

Sigurisht që qyteti do të zhvillohej, do të ndërtoheshin pallate, godina shumëkatëshe, apo dhe biznese që do t’i jepnin tjetër hov zhvillimit ekonomik të qyetit. Një nga fushat që morri hov pas viteve ’90, ndërtimi, me synim nxitjen e ekonomisë lokale, fundosi, përveç strukturës urbanistike të qytetit edhe frymëmarjen e qytetit, lumin Gjanica. Edhe pse pa qëllim, realiteti këtë kostum ua vesh drejtuesve të bashkisë Fier, ndër vite. Ditë pas dite, muaj pas muaji dhe vit pas viti ndërtimet përgjatë lumit Gjanica bllokuan jo vetëm pamjen e tij, por edhe sipërfaqen natyrale të vetë lumit. Katastrofa urbane në gjithë gjatësinë e tij brenda qytetit solli çdo vit e më shumë katastrofa të ashtuquajtura natyrore. Çdo vit shënonte minimum një përmbytje të dhjetra e qindra banorëve përgjatë lumit.

Dëme të konsiderueshme materiale dhe situate emergjente me kosto financiare (qendrore e lokale). Ky problem u rëndua aq shumë sa fierakët në çdo prag zgjedhjesh lokale, por dhe parlamentare apelonin dhe kërkonin si premtim lumin Gjanica. Janë bërë disa raunde zgjedhore ku, ky ka qenë refreni dhe premtimi më i fortë elektoral, por fatkeqësisht i paarritur për mungesë fondesh. Rehabilitimi i lumit Gjanica, sipas krerëve lokalë ndër vite, kërkon jo vetëm vullnet dhe angazhim, por mbi të gjitha një investim madhor që as vet qeveria shqiptare nuk e bënte dot pa mbështetjen e ndonjë donatori të huaj. E ndërsa ky refren vazhdonte deri pak kohë më parë, vetëm një aksion disa mujor, pa mbështetje financiare të jashtme dhe pa fond të përcaktuar për këtë qëllim arriti një rezultat të ëndërruar prej vitesh nga fierakët dhe të prekur realisht pa bujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat