29 mijë euro: Si u gjobit djali i ish-deputetit të PD

Shqipëria

29 mijë euro: Si u gjobit djali i ish-deputetit të PD

Më: 1 maj 2016 Në ora: 09:01

Historia e gjobëvënieve në vendin tonë është më e thellë nga sa duket dhe prek edhe adoleshentët.

Para disa ditësh, policia njoftoi shkurt se kishte arrestuar dy adoleshentë, një 18 dhe një 19-vjeçar, pasi kishin gjobitur një 17-vjeçar, duke i marrë 26 mijë euro.

Por historia ka nisur të zbardhet.

17-vjeçari i gjobitur është E.B., djali i një ish-deputeti demokrat.

Viktima ishte prej 5 muajsh nën presionin e vazhdueshëm të Luan Lamës, 19 vjeç dhe të R. Ademajt, 18 vjeç.

Nën kërcënimin e vazhdueshëm ata i kishin marrë atij 26 mijë euro dhe prisnin t’i merrnin edhe 3 mijë euro.

Por ngjarja është zbuluar kur prindërit e 17-vjeçarit kanë vënë re se paratë mungonin në kasafortën e familjes.

Ata kanë bërë një kallëzim në polici dhe dorëzimi i 3 mijë eurove të fundit në një bar në lagjen e 17-vjeçarit është bërë nën vëzhgimin e policisë.

Në momentin që po tentonin të merrnin shumën, të rinjtë janë arrestuar.

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka lënë në burg të dyshuarit, që rrezikojnë shumë me këtë akuzë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat