Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 1 maj 2016 Në ora: 07:58

Një sistem i fuqishëm vranësirash është vendosur në vendin tonë duke kushtëzuar mot me vranësira dhe shira, si fillim në veri - veriperëndim e gradualisht gjatë mesditës shirat do të përfshijnë të gjithë territorin. Intensiteti më i lartë i tyre do të jetë në zonat veriore. Pjesa e dytë ditës do të vijojë me shira të dendura në zonat veriore dhe veriperëndimore duke lënë me vranësira dhe shira më të dobët pjesën tjetër të territorit.

Herë pas here do të ketë rrebeshe si edhe breshër. Parashikohet që shirat e dobëta të jenë prezente edhe gjatë natës. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të rriten sërish gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie me 2 – 3 gradë të temperaturave. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë në momente të veçanta 60 km/h nga drejtimi jugperëndimor. Kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të arrijë deri në 6 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat