Procesi ndaj Frrokut, Gjykata informon ambasadën amerikane

Shqipëria

Procesi ndaj Frrokut, Gjykata informon ambasadën amerikane

Më: 30 prill 2016 Në ora: 23:35

Në Gjykatën e Tiranës ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-deputetit Mark Frroku.

Gjykata e Tiranës ka vendosur ta lërë prapa hekurave Frrokun në lidhje me një vrasje të ndodhur në vitin 1999.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të njoftojë edhe ambasadën amerikane në Tiranë për proceset gjyqësore në vijim.

Informimi i ambasadës vjen pas Frroku ka edhe nënshtetësi amerikane dhe zakonisht procese të tilla mund të ndiqen edhe nga ambasadat ku shtetasit nën gjykim ndodhen në procese të tilla, gjithmonë nëse ato janë të interesuara.

Procesi i fundit gjyqësor ndaj Frrokut u zhvillua më 26 prill, ku u rivendos masa e “arrestit me burg”.

Gjykata shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Lartë për të rivendosur sërish të njëjtën masë sigurie. Më herët, procesi gjyqësor ndaj Frrokut është ndjekur nga Gjykata e Lartë për shkak se ai kishte mandatin e deputetit.

Me të hequr dorë nga ky mandat, çështja shkoi për gjykim në Gjykatën e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat