Haxhinasto: Perspektivë për lidhje hekurudhore Shqipëri-Maqedoni

Shqipëria

Haxhinasto: Perspektivë për lidhje hekurudhore Shqipëri-Maqedoni

Më: 30 prill 2016 Në ora: 22:47

Ministri i Transporti dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, priti në një takim Ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë Driton Kuchi.

Ministri Haxhinasto, vlerësoi marrëdhënien e bashkëpunimit mes 2 vendeve dhe tha se hapësirat për zhvillimin e tyre të mëtejshëm janë të mëdha.

Haxhinasto, u shpreh se ekzistojnë mundësitë për një liberalizim më të madh të tregjeve të dy vendeve, përfshirë edhe shërbimet e transportit. Ai kërkoi që të bëhen hapa konkrete për të lehtësuar dhe thjeshtësuar, shërbimet kufitare e doganore veçanërisht për biznesin.

Të dy ministrat informuan njëri-tjetrin për zhvillimet në infrastrukturën respektive të transportit, veçanërisht në projektet, që do të sjellin lidhje mes dy vendeve me rrugë dhe hekurudhë.

Haxhinasto, tha se së shpejti do të përfundojë edhe studimi i fizibilitetit për linjën hekurudhore Rrogozhinë-Pogradec, çfarë hap perspektivën për një lidhje mes hekurudhave të dy vendeve.

Ministri Haxhinasto, u ndal edhe te projekti i rëndësishëm i Rrugës së Arbrit, duke thënë se Ministria e Transportit është duke punuar për gjetjen e një formule të përshtatshme për financimin e këtij projekti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat