Rama-Basha, përplasje për çmimin e energjisë

Shqipëria

Rama-Basha, përplasje për çmimin e energjisë

Më: 30 prill 2016 Në ora: 21:51

Përkundrejt akuzave për rritjen e çmimit të energjisë, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se: Edhe pasqyra e Institutit të Statistikave Evropiane tregon se çmimi i energjisë për familjarët është ulur nuk është rritur.

“Mund ta shohin vetë të gjithë ata që vazhdojnë humbasin kohë, duke dëgjuar përrallat me gogol të Shqupit”, theksoi Rama.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se “të dhënat e veta zyrtare e nxjerrin Ramën si shpeshherë zbuluar”.

Sipas Bashës, 56 % e familjeve kur çmimi i energjisë ishte përshkallëzuar për 300 kilovatët e parë paguanin 7.7 lekë për kilovat, sot paguajnë 9.52 lekë për kilovat. Çmimi mesatar po kështu kaloi nga 8.89 ne 9.52”. Basha më tej premtoi se do të ulë çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri ne 300 kv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat