Video/ Gjirokastër, sharje e fyerje mes kushërinjve në Këshillin Bashkiak

Shqipëria

Video/ Gjirokastër, sharje e fyerje mes kushërinjve në Këshillin Bashkiak

Më: 30 prill 2016 Në ora: 20:57

Mbledhja e Këshillit të Bashkisë së Gjirokastrës është shoqëruar me debat të ashpër. Përplasje e fortë është shënuar mes ish-kreut të Komunës së Lazaratit, Dashamir Alikos dhe anëtarit të Partisë Socialiste, Petrit Brahimit.sffsaf

Për qetësimin e gjakrave ka ndërhyrë kreu i Partisë Demokratike dega Gjirokastër, Roland Bejko.

Aliko ka kërkuar që të mos miratohet propozimi për rritjen e tarifave për infrastrukturën. Ai tha se këtë gjë e kundërshtojnë dhe shumë anëtarë të majtë, por nuk kanë gojë të flasin pasi janë “sahanlëpirës”.

Përplasja mes kushërinjve që ndajnë bindje të ndryshme politike ka vazhduar edhe jashtë sallës së mbledhjes ku fyerjet kanë qenë edhe më të ashpra.

Debati

Roland Karalli: Dasho ka mundësi nuk të kam dhënë fjalën për të folur!

Dashamir Aliko: Na keni premtuar tarifa më të ulëta jo tarifa më të larta, aty njerëzit janë pa bukë, po ju jeni të pacipë, sidomos ata këshilltarët, ata sahanlëpirësat. Këtu ka shumë sahanlëpirës po nuk ja mban nga interesat e lidhura me pushtetin.

Karalli: Kujt s’ja mban more?

Aliko: Fshatarët janë pa bukë për darkë ju thoni mos ulen tarifat.

Petrit Brahimi: Në fshat ka pllakosur ndërtimi po rri more!

Aliko: Ku ka pllakosur ndërtimi? Unë kam menduar dhe për ty. Ik ore edepsëz!

Aliko: Rri mirë, palaço, surrat, u bë surrati jot, rri mirë aty, palaço, qelbësirë, unë të bëra kryetar KSH-je ty mizerje.

Brahimi: Qelbanik m*ti!

Aliko: Mua mos më thuaj qelbanik o palaço, o palaçoja i m*tit sahanlëpirës.

Bejko: O Petro, po rri tani!

Brahimi: Sahanlëpirës s’ka pse thotë. Më shau, ta duroj unë?

Bejko: Ai bëri jashtëzakonisht gabim. Po dhe ti e shave.

Brahimi: Ti pse s’i fole?

Bejko: I fola, a je në terezi? Ulu se do e zgjidhim këtë muhabet, bëhemi gazi i botës, ju jeni kushërinj, je në terezi a s’je në terezi?!

Brahimi: Më shau

Bejko: Ç’a muhabeti bën. Ulu atje. Është turp!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat