Shehu: Platforma e PD-së për shëndetësinë prezantohet në Vlorë

Shqipëria

Shehu: Platforma e PD-së për shëndetësinë prezantohet në Vlorë

Më: 30 prill 2016 Në ora: 13:12

Departamenti i Shëndetësisë në Partinë Demokratike bëri publike dhe debatoi platformën me mjekë dhe specialiste në qytetin e Vlorës nën moton “Shëndet dhe dinjitet”.

Në fjalën e tij kreu i Departamentit të PD-së, Tritan Shehu, tha se “sot vendi përballet me një sistem shëndetësor ku nuk respektohen të drejtat e qytetarit për shërbim bashkëkohor dhe nuk mbrohet dinjiteti i personelit shëndetësor.

“Në shërbimin tonë nuk programohet e financohet për specializimet, kualifikimet e personelit, për ngritjen e tij shkencore e cila është bazë e dinjitetit profesional, për hapjen e shërbimeve të reja etj”, tha Shehu. Ai theksoi se “ duke e vendosur në qendër të sistemit pacientin e qytetarin, duke konsideruar thelbësor rolin e vlerat e personelit, mund t’i japim shoqërisë e kolegëve atë që është thelbësore: Shëndet e dinjitet për të gjithë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat