Të jetosh pranë prostitutave virtuale…

Shqipëria

Të jetosh pranë prostitutave virtuale…

Më: 30 prill 2016 Në ora: 11:56

Lajmi se policia e Tiranës ka arrestuar pesë vajza, të cilat dyshoheshin se bënin prostitucion online, pushtoi menjëherë faqet e para të mediave.

Kjo erdhi pas një investigimi nga emisioni “Fiks Fare”.

Megjithatë, pesë vajzat janë liruar dhe mediat janë kontradiktore në njoftimet e tyre.

Së pari, a ka një ligj ku mund të mbështetet arrestimi i tyre?

Duket se kjo ka qenë arsyeja që ka sjellë lirimin e vajzave.

Por kjo nuk e ka zbehur debatin në media.

“Shekulli” ka dërguar një gazetar për të mësuar nga banorët e pallatit ku kryenin aktivitetin këto vajza, që zhvisheshin për të kënaqur epshet e meshkujve në anën tjetër të ekranit, se a janë ndjerë të bezdisur.

Asnjë banor nuk e dinte se çfarë bëhej në apartamentet e dhëna me qira.

“As nuk e kisha menduar se bëheshin të tilla gjëra,” thotë një banor.

Ata pranojnë se nuk janë ndjerë të shqetësuar, teksa njëri shkon më larg, kur thotë se nëse do e dinin se çfarë bëhet, nuk do prisnin policinë për të nxjerrë vajzat jashtë.

Por në rrjet debati është nëse emisioni më i rëndësishëm investigativ në televizion, duhet të fokusohet tek të tilla histori, ndërkohë që skena publike po afron kaq shumë tema për të hetuar.

Të tjerë thonë se nuk është problem pornografia e tyre, por ajo porno që shohim rregullisht në media.

“Para pak ditësh dolën te Fiksi ato vajzat që prostituonin virtualisht nga Qyteti Studenti. Reagimet e njerëzve në komente ishin pak a shumë: “Mjerë familja që i ka, turp e faqja e zezë, kurvat etj”. Që në fund të fundit ato e bënin për shkak të vështirësive ekonomike, në fshehtësi dhe pa bezdisur njeri. Po për këto prostitutat që kanë dalë tani tek Zonë e Lirë, që na imponohen gjoja nëpërmjet muzikës dhe që shiten si histori suksesi.. Keni ndonjë koment për këto?!” shkruan faqja Lolita në FB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat