Rama: Blushin nuk e shoh fare, nuk doja të paditej Berisha

Shqipëria

Rama: Blushin nuk e shoh fare, nuk doja të paditej Berisha

Më: 30 prill 2016 Në ora: 11:47

Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi në Vizion Plus se ka qenë kundër propozimit për të paditur ish-kryeministrin Sali Berisha për deklaratat e tij mbi armatosjen.

“Unë jam në minorancë në raport me këtë çështje, sepse unë nuk jam i mendimit se ajo thirrjet duhet marrë seriozisht. Personazhi njihet dhe është gjithnjë e më qesharak, dhe ajo thirrje është një shprehje kuptimplotë e një shterimi mendor e një depresioni të madh”.

“Unë mendoj se Sali Berishën mund ta hetojë dhe gjykojë vetëm një sistem drejtësie i çliruar nga mijëra fije që sot e mbajnë peng dhe kjo është edhe arsyteja pse ajo thirrje është e dëshprëuar”.

I pyetur nëse e sheh Ben Blushin jashtë PS pas pozicionimit të fundit, Rama tha: “Problemi është se nuk e shoh fare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat