Nishani shpall 8 kandidaturat për vendin vakant në Gjykatën e Lartë

Shqipëria

Nishani shpall 8 kandidaturat për vendin vakant në Gjykatën e Lartë

Më: 30 prill 2016 Në ora: 10:37

Institucioni i Presidentit të Republikës pasi shpalli të hapur garën për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të mandatit të gjyqtarit Ardian Nuni, publikoi sot edhe personat që kanë shprehur interes për këtë post, duke dorëzuar dokumentacionin përkatës.

Presidenca shpalli 8 kandidatët, ndërsa afati i dorëzimit të dokumenteve ishte deri më 25 prill, ku edhe është bërë publike dhe lista e të interesuarve për vendin vakant. Mes tyre është dhe ish ministri dhe ish nënkryetari i Këshillit të lartë të Drejtësisë, Ilir Panda.

“Presidenti i Republikës, në zbatim të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pas realizimit të procesit të njoftimit publik të datës 14 prill 2016 për fillimin e procedurave të plotësimit të një vendi vakant në Gjykatën e Lartë, publikon listën e subjekteve të interesuara që kanë paraqitur kërkesën dhe dokumentacionin për t’u përzgjedhur si anëtar të Gjykatës së Lartë.

Lista e subjekteve që kanë paraqitur kërkesën dhe dokumentacionin për t’u përzgjedhur si anëtar të Gjykatës së Lartë:

1. Astrit Kalaja

2. Arta Llazari

3. Entela Prifti

4. Elona Stavri

5. Ilir Panda

6. Luan Hasneziri

7. Sokol Hasani

8. Sokol Ngresi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat