Në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë ngrihet qëndra e pritjes së turistëve

Shqipëria

Në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë ngrihet qëndra e pritjes së turistëve

Më: 30 prill 2016 Në ora: 10:32

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë tashmë është kthyer në një destinacion i preferuar turistik dhe çdo ditë e më shumë po tërheq vizitore vendas e të huaj.

Duke parë se kërkesat për të vizituar këtë park janë rritur, administrata e tij ka bërë gati një qëndër menaxhimi të turistëve që mbërrijnë aty dhe u jep atyre informacion për destinacionet e mundëshme.

Kjo qëndër për vizitorët do të kete edhe personelin përkatës si dhe harta që tregojnë vendet dhe objektet më të veçanta për t’u vizitua. Godina është gati dhe pritet paisja e saj me infrastrukturën e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat