Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 30 prill 2016 Në ora: 09:09

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të zonave verilindore dhe juglindore, të cilat do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët e lokalë.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat herë pas here do të gjenerojnë shira lokale. Gjatë natës do të ketë zhvillim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit, edhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon, dallgëzimi të arrijë deri në 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat