Pashka e Ortodoksëve, fluks emigrantësh në kufi

Shqipëria

Pashka e Ortodoksëve, fluks emigrantësh në kufi

Më: 29 prill 2016 Në ora: 21:00

Një fluks emigrantësh është shënuar këtë fundjavë në doganën e Kakavijës, pasi emigrantët shqiptarë po kthehen për të festuar festën e Pashkës në Shqipëri.

Vonesa gjatë përpunimit të dokumentacionit, ka krijuar pakënaqësi tek emigrantët, të cilët shprehen se më lehtë kalojnë kufirin grek sesa atë shqiptar.

Edhe pse pala shqiptare ka vënë në funksion katër sportele vetëm në hyrje, emigrantët presin gjatë deri në përpunimin e dokumentacionit. Në 24 orët e fundit kanë kaluar doganën e Kakavijës afro 5 mijë persona. Një situatë e ngjashme pritet të ndodhë edhe në kthim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat