Basha gjunjëzon Ramën: Po i bien "trimat" një e nga një

Shqipëria

Basha gjunjëzon Ramën: Po i bien "trimat" një e nga një

Më: 29 prill 2016 Në ora: 15:55

Padinë e dorëzuar nga PS në Prokurorinë e Përgjithshme kundër ish kryeministrit Berisha për deklaratën e bërë në seancë plenare për armatosje kundër Qeverisë, kreu i PD e interpreton si hakmarrje të maxhorancës ndaj denoncimeve të Berishes.

"Edi Rama eshte ne hall te madh. Nje e nga nje po i bien "trimat" nga Mark Frroku tek Arben Ndoka, nga Emiliano Shullazi tek Arben Frroku.

Vjedhjet po i dalin sheshit e askush nuk e beson me. Ne menyre primitive ka nisur te hakmerret. E nisi me Shullazin e u hakmorr ndaj Sali Berishës.

Sali Berisha denoncoi krimet e tij, ndërhyrjen për të kapur rektoratin, ndaj banda thirri byronë, dhe byroja veproi sipas paktit. Adjutanti ishte ai, vegla e Ramës për punët e pista. Taulanti.

Po sot, i njëjti adjutant-taulant u shfaq sërish, duke shërbyer një bandë tjetër të Edi Ramës, duke paralajmëruar një hakmarrje tjetër të krimit ndaj Sali Berishës.

Se ju prishi planet për ta mbajtur të fshehtë ndalimin në Holandë të Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj.

Ky eshte aksioni i përbashkët Shullazi Rama dhe Frroku Rama. A di ta dallojë ndokush ku mbaron banda e ku nis kryeministri?

Asnjë fije e hollë nuk i ndan. Këto janë klithmat e fundit të krimit në pushtet, sepse ora po afron. Sunduan tre vite, po koha mbaroi. Shqipëria dhe shqiptarët po ngrihen mbi krimin dhe lidhjet e tij me pushtetin".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat