Prezantimi i projektit të stadiumit, aktivistë të shoqërisë civile nuk lejohen të marrin pjesë

Shqipëria

Prezantimi i projektit të stadiumit, aktivistë të shoqërisë civile nuk lejohen të marrin pjesë

Më: 29 prill 2016 Në ora: 15:53

Një incident është shënuar gjatë prezantimit të projektit të stadiumit të ri.

Disa përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë nuk janë lejuar nga rojet e Gardës të hyjnë në sallën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit, ku kryeministri Rama prezantoi sot pas mesditës projektin e stadiumit të ri.

Incidenti ndodhi pak pasi kryeministri Edi Rama kishte nisur të fliste në mbledhje.

Mes personave të cilët nuk u lejuan të merrnin pjesë në prezantimin e projektit ishin edhe gazetarët Fatos Lubonja, Andi Bushati, Ylli Rakipi dhe kryetari i Forumit për Trashëgiminë Kulturore, Gjergj Bojaxhi.

Aktivistët e shoqërisë civile janë grumbulluar para ndërtesës ku po mbahet takimi prezantues.

Debati me punonjësin e Gardës

Lubonja: Na u tha për dëgjesë publike. Erdhëm, na lini to të hyjmë të dëgjojmë...

Gardisti: Ju nuk keni asnjë lloj të drejte të hyni brenda në sallë...

Lubonja: Është pronë private? Po nuk po e marrim vesh në çfarë shteti po jetojmë...

Gardisti: Unë jam në shërbim...

Lubonja: Po kryeministri është lejuar të hyjë?

Gardisti:
Ju lutem, është pronë private, unë jam në shërbim, mos më protestoni këtu.

Bojaxhi: Nuk kemi ardhur për të protestuar. Kemi ardhur për të dëgjuar këtu, në mos gaboj brenda ka dëgjesë publike

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat