Ahmetaj: Taksat mbeten të pandryshuara, do lehtësohen procedurat tatimore

Shqipëria

Ahmetaj: Taksat mbeten të pandryshuara, do lehtësohen procedurat tatimore

Më: 29 prill 2016 Në ora: 15:52

Sistemi i taksave do të mbetet i pandryshuar. Garancia u dha nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në mbledhjen e Këshillit Tatimor.

Ahmetaj: Qeveria ka vendosur të mos ndryshojë taksat, kemi vendosur të mos bëjmë asnjë ndryshim fiskal.
E vetmja gjë që Qeveria do të bëjë, tha Ahmetaj, është lehtësimi i proçedurave për përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

Ahmetaj: Paketa e vetme është thjeshtimi i procedurave tatimore. Kam iniciuar ndryshime në ligjin e procedurave tatimore me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit. Në 3 javë do të jetë funksionale platforma ‘tatimpaguesi dixhital’.

Ministri shtoi më tej se mbetet i gatshëm të dëgjojë vërejtjet e sipërmarrësve, ndërsa kërkoi edhe fuqizimin e Këshillit Tatimor.

Ahmetaj: Garanci për sipërmarrjen nga sistemi tatimor, jemi të gatshëm të dëgjojmë vërejtjet e sipërmarrësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat