PD: Frroku u arrestua që më 6 mars, u vonuan qëllimisht të dhënat

Shqipëria

PD: Frroku u arrestua që më 6 mars, u vonuan qëllimisht të dhënat

Më: 29 prill 2016 Në ora: 13:48

Partia Demokratike deklaron se autoritetet shqiptare kanë vonuar qëllimisht dërgimin e të dhënave tek pala holandeze për Arben Frrokun.

“Ndalimi i Frrokut në Holandë është bërë që me 6 mars, por autoritetet shqiptare kanë vonuar dërgimin e të dhënave në shtetin e BE”, deklaroi kreu i Departamentit për Rendi dhe Siguri në Selinë Blu, Enkelejd Alibeaj.

Opozita thotë se edhe në këtë rast është ndjekur e njëjta skemë nga të njëjtët persona si me rastin e Mark Frrokut dhe e gjithë kjo thotë se është bërë me bekimin e ministrit Tahiri dhe kryeministrit Rama.

“Të njëjtët persona që shërbyen krimin dhe shkelën ligjin duke fshehur kërkesën e Policisë së Brukselit, sigurisht me urdhërin e Tahirit e me lejen e Edi Ramës, edhe këtë radhë, shërbyen krimin duke vonuar dërgimin e të dhënave”, tha Alibeaj.

Alibeaj akuzon kryeministrin se i ka hapur kufijtë Arben Frrokut për t’u arratisur.

“Ky bashkëpunim me krimin, me të dënuarin me burgim të përjetshëm për vrasjen e një oficeri të lartë, është në të vërtetë fytyra e Tahirit, e Ramës dhe e kësaj oligarkie që sundon me krimin e për krimin”, mbylli deklaratën e tij përfaqësuesi i PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat