Klosi: Ka vende të lira pune, por nuk ka njerëz të kualifikuar

Shqipëria

Klosi: Ka vende të lira pune, por nuk ka njerëz të kualifikuar

Më: 29 prill 2016 Në ora: 13:24

Ministri i Mirëqenies sociale, Blendi Klosi i pranishëm në panairin e punë “Forumi me biznesin” deklaroi se çdo fushatë elektorale partitë politike përballen me kërkesë për punësim, ndërsa ai theksoi se të flasësh për këtë fenomen është guxim i madh. Ai theksoi se vende të lira pune ka por nuk ka njerëz të kualifikuar.

“Ne përballemi me shumë guxim që të flasësh për papunësinë. Çdo fushatë elektorale përballemi me kërkesë për papunësi”, tha Klosi. Ndër të tjera ai solli një shembull kur kërkoheshin saldatorë, ndonëse vetëm dy prej tyre e kaluan provën.

“Vetëm dy saldatorë e kaluan testin tonë, sepse të tjerët nuk dinin të saldonin drejt. Ndaj, ndoshta ata mendojnë se janë saldatorë, por nuk është kështu.”, pohoi Klosi.

Ndërsa më herët ministri Blendi Klosi ka zhvilluar një takim me shoqatën e fasonistëve, të cilët i kanë propozuar rritjen e pagës minimale.

“Do shohim mundësinë e rritjes së pagës minimale, kjo është një mbështetje për punonjësit e formimin profesional”, tha ministri para fasonistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat