Rama prezanton fazën e II të reformës së ujit: Rrisim sipërfaqen e tokës së ujitshme

Shqipëria

Rama prezanton fazën e II të reformës së ujit: Rrisim sipërfaqen e tokës së ujitshme

Më: 29 prill 2016 Në ora: 12:05

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot fazën e dytë të reformës së ujit. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë tha se reforma do të konsistojë në rritjen e sipërfaqeve ujit të tokës bujqësore. Kjo sipas tij do tu shërbejë rreth 160 mijë fermerëve në të tërë vendin.

Ka nisur faza e dytë kombëtare e ujit. Është një nga reformat që ka kërkuar një fazë të gjatë përgatitor, nën drejtimin e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe mbështetjen e këshillit Kombëtar të Ujit; për të hyrë në këtë fazë të dytë, ku është e domosdoshme që të jetësojmë këtë reformë që njësoj si disa reforma të tjera të mëdha të qeverisë sonë, është e vonuar prej 20 e kusur vitesh. Në më shumë se dy vjet, ia kemi dalë të shënojmë pikën e një kthese transformuese dhe një progres të prekshëm në lidhje me rritjen e përmirësimin e shërbimit të ujitjes dhe kullit për fermerët, në lidhje me ndryshimin strukturor e menaxhimit për të rritur efektshmërinë dhe rritjen e financimit që ka sjellë zgjerimin e sipërfaqes së ujit.

Rritja e financimeve direkt në këtë sistem shënon një hop të rëndësishëm sasior dhe pritet një ndryshim edhe cilësor. Investimet janë 8 herë më shumë sesa mesatarja e 20 viteve të fundit. Edhe këtu ka një trashëgimi shumë të rëndë pasi ka degraduar çdo vit dhe ndërhyrjet e kanë rënduar edhe më shumë situatën. Shqipëria ka pasur rreth 117 mijë hektarë tokë të ujitshme dhe në përfundim të 2016, do të kemi prekur 160 mijë hektarët dhe objektivi është që në 2017 të mbyllet me 200 mijë hektarë. Rritja e sipërfaqes së ujitshme impkaton prodhimin dhe të ardhurat e 160 mijë fermerëve. Ky është viti i ndryshimit strukturor”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat