Berisha: Rama është bërë hajgare e Europës!

Shqipëria

Berisha: Rama është bërë hajgare e Europës!

Më: 29 prill 2016 Në ora: 10:34

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka komentuar shkrimin e gazetës nga Brukseli "Politico" për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Berisha ka thënë se në përputhje me kriteret e përdorura për klasifikim, Edi Rama rezulton lideri me i parëndësishëm dhe më i dobët i Europës, nen liderët e Malit të Zi dhe Maqedonisë.

“Nje rekord personal i zi nderkombetar i Edi Rames!

Prestigjiozja "Politico" e Brukselit, rendit Ramen si liderin me te dobet dhe me te parendesishem te Europes.

Te dashur miq, liderin e vetshpallur rajonalo- global, Edvin Kristaq Rameen, revista prestigjioze e Brukselit "Politico", ne renditjen qe u ben te gjithe liderve europian, rendit ne vend te pare Angela Merkel dhe vend te dyte David Cameron, kurse Edvin Kristaq Ramen e rendit ne vendin me te fundit, jo vetem te liderve te rajonit por te te gjithe Europes.

Pra ne perputhje me kriteret e perdorura per kete klasifikim, Edi Rama rezulton lideri me i parendesishem dhe me i dobet i Europes, nen lideret e Malit te Zi dhe Maqedonise.

Te dashur miq, kjo damkosje eshte vetem fillimi i zhveshjes cullak te nje sharlatani, qe per shkak te paranojes se tij u deklaron shqiptareve se ai ka gjithje te drejte, por qe tani eshte bere hajgare e Europes!”, ka shkruar Berisha në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat