Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 29 prill 2016 Në ora: 08:22

Fuqizimi i vranësirave do të bëjë që sërish vendi ynë nesër të dominohet nga shira, të cilat herë pas here do të jenë edhe rrebeshe. Më të dendura shirat do të jenë në dy ekstremet, pikërisht në veri dhe jug të territorit. Nuk përjashtohen edhe intervale me kthjellime.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që shirat të largohen gradualisht nga i gjithë vendi, për të lënë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me mot të vranët do të mbeten zonat malore verilindore dhe juglindore.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë vlerave minimale, ndërsa maksimalet nuk do të kenë shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor. Për pasojë edhe deti do të jetë i trazuar duke gjeneruar dallgë deri në 4 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat