Basha: Sot në punë është vetëm Rama me oligarkinë e tij

Shqipëria

Basha: Sot në punë është vetëm Rama me oligarkinë e tij

Më: 29 prill 2016 Në ora: 00:05

Lulzim Basha ka kritikuar sot kryeministrin Edi Rama për deklaratat e tij lidhur me punësimin.

“Shpunesuesi i mijera shqiptareve, shkaktari per mbylljen e 80 mije bizneseve, pergjegjesi per papunesine qe ka arritur zyrtarisht 18 perqind, por qe ne realitet eshte shume me e larte, akuzoi sot serish popullin e vet se eshte dembel dhe i pashkolle. Papunesia lidhet vetem me rrenimin ekonomik, me taksat e larta, me krimin qe sundon e mban larg investitoret, me korrupsionin pas cdo porte qeveritare, e per te gjitha keto pergjegjes eshte Edi Rama. Sot vetem nje kantier eshte ne pune. Vjedhja, zhvatja, plackitja. Sot ne pune eshte vetem Rama me oligarkine e tij qe ne dy vjet ka futur ne xhep 2.2 miliard euro. 88 milion dollare tendera per 11 miqte e tij. 90 milion dollare shpenzime luksi. Ky eshte i vetmi prioriteti i Edi Rames, jo te siguroje punesim dhe mireqenie per qytetaret”, – u shpreh Basha.

Rama kishte thënë gjatë një panairi të punës, se ka plot 8 mijë vende punë dhe paga që shkojnë deri në 3 mijë euro në muaj, duke kritikuar shqiptarët për dembelizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat