Nishani takon shoqatat shqiptare në Bruksel (Foto)

Shqipëria

Nishani takon shoqatat shqiptare në Bruksel (Foto)

Më: 28 prill 2016 Në ora: 21:48

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë vizitës së tij të punës në Bruksel organizoi një pritje me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare që funksionojnë në kryeqytetin belg dhe rrethina, si dhe me intelektualë e personalitete të tjera të botës së biznesit dhe të kulturës që janë pjesë e diasporës sonë në Belgjikë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i shtetit i kushtoi vëmendje të veçantë orientimit perëndimor të kombit tonë në të gjitha kohët si dhe rëndësisë së zhvillimit e ruajtjes së identitetit kombëtar të diasporës sonë, e cila nuk është e paktë në numër anembanë botës.

“Diaspora jonë është një vlerë e çmuar kombëtare, e cila ngaherë ka qenë e lidhur pazgjidhshmërisht me fatet e kombit dhe të Atdheut. Pa kontributin e diasporës, zhvillimet dhe ndryshimet demokratike në Shqipëri, si dhe liria dhe pavarësia e Kosovës do të kishin qenë shumë më të vështira për t’u arritur”, theksoi Nishani gjatë takimit të përzemërt me bashkatdhetarët në Bruksel, sipas një komunikate nga zyra për shtyp e Presidencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat