Berisha dhe SHISH, ish-kryeministri e dinte i pari arrestimin e Frrokut

Shqipëria

Berisha dhe SHISH, ish-kryeministri e dinte i pari arrestimin e Frrokut

Më: 28 prill 2016 Në ora: 21:27

Deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha, lëshoi një deklaratë të fortë dy netë më parë nga një studio televizive ku ishte i ftuar.

Ai tha se kishte informacione se Arben Frroku, i dënuar nga Gjykata e Apelit me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit të policisë Dritan Lamaj, ishte arrestuar në Holandë, por më pas ishte lënë i lirë pasi policia shqiptare nuk ka dërguar dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tij.

Fillimisht u mendua se mund të behej fjalë për denoncimin e “qytetarit dixhital” të radhës.

Por rezulton se paska qenë e vërtetë.

Në fakt, sot u konfirmua edhe nga burmime policore vendase ndalimi i Frrokut, i cili ndodhet aktualisht i arrestuar në Holandë, ku u kap me dokumenta të falsifikuara greme me emrin Renato Xhepa.

Frroku u largua nge vendi, fill sapo Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Lamajt.

Mirëpo në sistemin TIMS ai rezulton të mos ketë dalë kurrë nga Shqipëria.

Kuptohet se ai është larguar me identitetin e rremë, që ëhstë kapur nga policia holandeze.

Vetëm pak pas zhdukjes së tij, Gjykata e Apelit e shpalli me burgim të përjetshëm Frrokun.

Frroku dyshohet se e ka ekzekutuar me dorën e tij me kallashnikov policin, në mes të një lagjeje pranë zonës së Vasil Shantos në kryeqytet.

Por ngrihen dyshime të forta, se si ka mundësi që deputeti Sali Berisha e dinte një gjë të tillë përpara policisë së shtetit.

Kjo e fundit, sipas TV Klan, pasi kishte pyetur Interpolin pas informacioneve të Berishës, fillimisht kishte marrë përgjigje negative që të ishte dnaluar dikush me emrin Arben Frroku.

Pak ditë më parë, deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko, deklaroi nga një studio e televizionit A1 Report, se Shërbimi Informativ Shtetëror, i raporton në mënyrë të paligjshme Sali Berishës për çështje të ndryshme.

Gjithashtu Berisha ka përcjellë vetë herë pas here informacione që ai pretendon se i vijnë nga komisarë apo policë dixhitalë.

Mbetet për t’u parë nëse institucionet e hetimit do ta marrin në pyetje Berishën lidhur me burimin e informacioneve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat