Një vlerësim nga NATO: Shqipëria tregon “muskujt” në det

Shqipëria

Një vlerësim nga NATO: Shqipëria tregon “muskujt” në det

Më: 28 prill 2016 Në ora: 18:31

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka përcjellë sot elozh që i është thurur Shqipërisë nga kreu i NATO-s.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vlerëson kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon. Stoltenerg vlerësoi gjithashtu kontributin ushtarak të vendit tonë si dhe pjesëmarrjen e saj si pjesë e koalicionit në luftën kundër ISIS. Qeveria shqiptare dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë mbeten të vendosura për të kontribuuar për paqen dhe sigurinë kudo në botë”, ishte komenti i Znj. Kodheli.

Ndërkohë, pas këtyre fjalëve inkurajuese, ushtria shqiptare ka nxjerrë flotiljen e saj detare në ujërat e gjirit të Vlorës.

“Sezoni turistik është në prag. Fluksi i lëvizjes në det rritet, rreziku gjithashtu. Emergjencat në det janë komplet tjetër gjë. Për këto dhe të tjera problematika si parandalimi i trafiqeve në det, ishte qëllimi i stërvitjes ndërinstitucionale ‘Vlora Sarex 16’”, – bënte të ditur më tej ministrja.

Në fotot e përcjella, dallohen disa motovedeta të rojes bregdetare si dhe disa motoskafë të ushtrisë në stërvitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat