Auditimi për zgjedhjet 2015, KQZ-ja vendos nesër për sanksionet

Shqipëria

Auditimi për zgjedhjet 2015, KQZ-ja vendos nesër për sanksionet

Më: 28 prill 2016 Në ora: 17:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për të premten vendimin për dy projektvendime.

Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja shqyrtoi projektvendimin për “Shqyrtimin e raporteve të auditimit për financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore 2015, raporteve të auditimit për financimin e partive politike për vitin kalendarik 2014 dhe vendosjen e sanksioneve administrative”.

Gjithashtu, një tjetër projekt vendim i shqyrtuar ishte ai “Për vendosjen e sanksioneve administrative për partitë politike të cilat nuk kanë depozituar raportet financiare vjetore për vitin 2015 brenda datës 31 mars të po këtij viti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat