Rasti i veçantë, punonjësit letër drejtorit: S’kemi bojë printeri prej 1 muaji

Shqipëria

Rasti i veçantë, punonjësit letër drejtorit: S’kemi bojë printeri prej 1 muaji

Më: 28 prill 2016 Në ora: 17:25

Kanë një muaj pa bojë printeri, ndaj dhe i janë detyruar t’ i ankohen me shkresë drejtorit të tyre.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur me punonjësit e zyrës se Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit në Bashkinë e Vlorës, të cilët ankohen për mungesën e bojës së printerit.

Në ankesën e tyre, për dijeni drejtorit Erion Ahmataj, punonjësit shkruajnë se: “Si pasojë e mungesës prej një muaji të bojës se printerit, shkresat e Popullit dhe punë të tjera kanë ngelur të papërfunduara dhe po kalojnë afatet e duhura për të kthyer përgjigje”.

Pas ankesës, punonjësit janë në pritje të bojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat