Familja shqiptare shkon në Palma de Mallorca për ...azil (Video)

Shqipëria

Familja shqiptare shkon në Palma de Mallorca për ...azil (Video)

Nga: Fitim Dika Më: 28 prill 2016 Në ora: 16:14

Dhoma 101 në ish kampin e të rinjve në Playa de Palma është tashmë e rezervuar. Të martën aty u strehua familja e parë refugjate, shkruan gazeta e ishullit spanjoll Ultima Hora. Ndërtesa kohët e fundit është shfrytëzuar për strehimin e refugjatëve.

Bëhet fjalë për familje nga Shqipëria, 30 vjeçarë dhe një fëmijë 5 vjeç të cilët kanë ardhur në ishull me veturë nga Barcelona, përcjell botasot.info. "Familja refugjate është gëzuar me kushtet e Mallorcës,” tha Dolça Feliu nga Kryqi i Kuq. Ata janë marrë vesht me familjen shqiptare në anglisht, por pritet të fillojnë kurs të gjuhës spanjolle.

Kërkesa e tyre për azil është pranuar, ndërsa vende ka edhe për disa azilkërkues tjerë. Ishulli spanjoll ka pritur pak refugjatë dhe shumica e tyre vijnë nga Siria.

Shikoni videon duke klikuar këtu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat