Stoltenberg nga Shqipëria me mesazh për shtetet që janë në NATO

Shqipëria

Stoltenberg nga Shqipëria me mesazh për shtetet që janë në NATO

Më: 28 prill 2016 Në ora: 14:57

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Shqipëria ka bërë shumë për të adresuar zgjidhjen e çështjes së terrorizmit.

Gjatë konferencës me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, Stoltenberg tha se mesazhi kryesor për të gjithë vendet anëtare është se duhet të punojnë për të stabilizuar situatën.

Presidenti Nishani tha se Shqipëria është e angazhuar që të zbatojë me përpikmëri të gjitha detyrat e saj që i takojnë si pjesë e NATO-s.

“Takimi i sotëm më ka dhënë mundësinë që t’ju shpreh falënderimet për ndihmën dhe kontributetet e NATO-s. Diskutuam me sekretarin e NATO-s një sërë çështjet jo vetëm për Shqipërinë por edhe për aleancën. Një nga çështjet kryesore ishte edhe samiti që do të mbahet në Shqipëri. Një samit i rëndësishëm që na angazhon ne për tu përballur me sfidat e aleancës dhe rrezikun nga terrorizimi dhe ekstremizmi. Shqipëria do të mbështesë çdo iniciativë të aleancës për të modernizuar dhe ndryshuar në të mirë të kursit të sigurisë që do të nd jekë aleanca. Shqipëria është e angazhuar që të mbështesë implementimin e të gjitha sfidave dhe marrëveshjeve që ka parashikuar aleanca në bashkëpunim me të gjitha vendet anëtare. Shqipëria është e angazhuar që të zbatojë me përpikëri të gjitha detyrat e saj që i takojnë si pjesë e NATO-s”, tha ai.

Stoltenberg tha se kanë diskutuar për mënyrën sesi do të bashkëpunohet në luftën kundër terrorizmit.

“Shqipëria ka bërë shumë për të adresuar zgjidhjen e këtij problemi që tashmë është global. Një nga mënyrat është shkëmbimi i informacionit nëpërmjet shërbimeve inteligjente dhe kjo është një pjesë e asaj çka kemi ndarë me Shqipërinë dhe do të vazhdojmë të shkëmbejmë informacione në të ardhmen. Mesazhi kryesore për shtetet kryesore që i janë bashkuar aleancës është që të punojmë së bashku për të stabilizuar situatën në vende të cilat po vuajnë luftën civile dhe janë bërë pjesë e dhu nës. Ne jemi duke i adresuar këto probleme dhe si do ta zgjidhim stabilitetin”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat