KESH, tender për shitjen e 81 mijë kwh energji

Shqipëria

KESH, tender për shitjen e 81 mijë kwh energji

Më: 28 prill 2016 Në ora: 14:03

Korporata Elektroenegjitike Shqiptare (KESH) ka hapur proçedurat e tenderimit për shitjen e 81 mijë kwh energji, nga data 1 deri 10 maj 2016.

Burime nga KESH bëjnë të ditur se, situata e mirë hidrike në kaskadën e Drinit për shkak të rreshjeve të fundit, po favorizon shitjen e energjisë.

Sipas KESH, proçedura është e ndarë në dy lote, ku në lotin e parë janë parashikuar 48 mijë kwh energji që përfshinë fashën orare prej 24 orësh, ndersa në lotin e dytë janë parashikuar 33.6 mijë kilovat/orë energji që përfshijnë fashë orare me përjashtim pikun, nga ora 20:00 deri në 22:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat