Del lista: Ja kush do drejtojë fushatën e PD në 12 qarqe

Shqipëria

Del lista: Ja kush do drejtojë fushatën e PD në 12 qarqe

Më: 28 prill 2016 Në ora: 13:20

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike është mësuar edhe lista me politikanët që do drejtojnë fushatën e kësaj partie në 12 qarqe të vendit.

Kështu, në Tiranë do jetë Edi Paloka në krye të fushatës, në Durrës do jetë Arben Imami, në Shkodër do jetë Arben Ristani, në Kukës do jetë Sherefedin Shehu, në Lezhë do jetë Jemin Gjana, në Gjirokastër do jetë Tritan Shehu, në Fier do jetë Genc Pollo, në Elbasan do jetë Edmond Spaho, në Korçë do jetë Genc Ruli, në Vlorë do jetë Flamur Noka, në Dibër do jetë Gent Strazimiri dhe në Berat do jetë Ridvan Bode.

Ashtu siç kishte paralajmëruar sot gazeta Mapo, bie në sy se lista dominohet nga ish-ministrat e qeverisë së Sali Berishës, ndërkohë që nuk shihen prurje të reja të kohës së Bashës.

Lulzim Basha, duke folur pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike deklaroi se, së shpejti do të nisjë një proces që do të fuqizojë, sipas tij, çdo seksion dhe nënseksion të PD.

Basha ka bërë me dije se fillimisht do të ketë emërim të sekretarëve të departamenteve të PD, disa prej të cilave janë zgjedhur.

Kështu, tha Basha, Enkelejd Alibeaj është zgjedhur sekretar për rendin dhe sigurinë publike; Ardian Turku, sekretar për pushtetin vendor; Genti Malko, kryetar i departamentit të pronave; Ervin Salianji, sekretar i aksionit qytetar; etj.

Gjithashtu, Basha bëri me dije se, kryesia vendosi të miratojë ngritjen e degës së PD në Londër, “pas shumë kërkesave të anëtarëve dhe demokratëve që jetojnë në këtë metropol”.

“Gjithashtu, kryesia diskutoi mbi propozimin tim për kuotën prej 35 për qind të të rinjve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, diskutim që i paraprin një vendimmarrjeje nga Këshilli Kombëtar i PD”, deklaroi Basha.

“PD ka përfunduar programin një vit para zgjedhjeve, duke shënuar një tjetër standard demokratik europian karshi qytetarëve”, tha më tej Basha.

Ai theksoi se, “kryesia i ka hapur rrugë diskutimit masiv të PD”.

“Do bisedojmë me qytetarët për platformën e PD për të nxjerrë vendin nga kriza”, shtoi kreu i opozitës.

Të deleguarit e PD në qarqe

Tiranë- Edi Paloka

Durrës- Arben Imami

Shkodër- Arben Ristani

Kukës- Shrefedin Shehu

Lezhë- Jemin Gjana

Gjirokastër- Tritan Shehu

Fier- Genc Pollo

Elbasan- Edmond Spaho

Korçë- Genc Ruli

Vlorë- Flamur Noka

Dibër- Gent Strazimiri

Berat-Ridvan Bode

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat