Policia fushatë gjobash për qytetarët, deputetët parkojnë në trotuar

Shqipëria

Policia fushatë gjobash për qytetarët, deputetët parkojnë në trotuar

Më: 28 prill 2016 Në ora: 13:10

Policia e Shtetit, disa ditë më parë, gjobiti makinat e një biznesmeni në Tiranë sepse, sipas policisë ishin parkuar gabim.
Madje, për këtë arsye ai u shoqërua në polici, ku u mbajtë për disa orë në ambientet e komisariatit nr 6.

Por, policia ka dy standarde kur vjen fjala për makinat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Është e njëjta situatë që përsërit çdo të enjte, ditë kjo kur Parlamenti zhvillon punimet.

Deputetët i parkojnë makinat ku të gjejnë një hapësirë boshe, pa u shqetësuar fare nëse është troutuar apo bllokon rrugën, dhe kjo gjë ndodh në vëzhgimin e plotë të policisë.

Nëse duhet që të krenohemi me Policinë e Shtetit, atëherë ajo të mos veprojë me dy standarde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat