Basha: Kemi programin për nxjerrjen e vendit nga kriza

Shqipëria

Basha: Kemi programin për nxjerrjen e vendit nga kriza

Më: 28 prill 2016 Në ora: 12:25

PD-ja ka mbledhur sot kryesinë, në të cilën është diskutuar platforma që sipas kryetarit Basha do të nxjerrë vendin nga kriza.

Basha tha ën përfundim të mbledhjes se ky program i miratuar një vit para zgjedhjeve, do të konsultohet me të gjithë qytetarët.

“PD-ja ka përfunduar programin një vit para zgjedhjeve duke shënuar një tjetër standard demokratike evropian karshi qytetarëve shqiptarë. Zgjidhjet nuk lihen për në çastin e fundit të zgjedhjeve sepse pastaj rezulton që të jenë rrena, siç ishin rrena premtimet e Rilindjes. Kjo sepse nuk iu dha mundësi shqiptarëve të diskutojnë zbatueshmërinë e këtyre premtimeve. Sot ne jemi në një diskutim të hapur me qytetarët dhe kjo do shtrihet në çdo lagje të qytetit. Çdo qytetar do të ketë mundësi të diskutojë me drejtuesit e PD-së për të nxjerrë vendin nga kriza. Kryesia i ka hapur rrugë thellimit të konsultimit të alternativës së PD-së. Ky është vendim shumë i rëndësishëm. Zbatimi i tyre do të nisë menjëherë”, tha Basha.

Gjithashtu, kreu i PD-së njoftoi ngritjen e degës së kësaj partie në Londër.

“Kryesia e PD-së mori vendimin të miratojë ngritjen e PD-së në Londër pas shumë kërkesash të anëtarëve dhe demokratëve që jetojnë në këtë metropol dhe diskutoi mbi propozimin tim të kuotës 35% të të rinjve në listën e ardhshme zgjedhore pas primareve”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat