Kodheli falenderon FA-të: Të gatshëm për emergjencat civile

Shqipëria

Kodheli falenderon FA-të: Të gatshëm për emergjencat civile

Më: 28 prill 2016 Në ora: 11:38

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli nëpërmjet një postimi në statusin e saj në “Facebook” falenderoi sot, Forcat e Armatosura të Shqipërisë që në aktivitetin e tyre u vijnë në ndihmë qytetareve gjatë emergjencave civile.

“ Më vjen mirë që Forcat e Armatosura të Shqipërisë lehtësojnë jetën e qytetarëve gjatë emergjencave civile. Gëzohem kur konstatoj impaktin pozitiv të punës së tyre në mjedis. Megjithatë kur shikoj që puna e tyre vlerësohet, nuk ka si të mos ndihem krenare për këta burra, gra, djem e vajza që mbajnë veshur uniformën FA shqiptare. Falenderimi dhe mirënjohja shkon e gjitha për ta. Merita është e tyre. Me lejoni t’ju falënderoj për angazhimin tuaj dhe të efektivave të Forcave të Armatosura një punë e bërë në kuadër të situatës së emergjencës mjedisore në ujërat e Liqenit të Fierzës, njëkohësisht tju shpreh mirënjohjen time institucionit të prefektit për punën e bërë nga trupat ushtarake të vënë në dispozicion nga ana juaj”, shprehet Kodheli në mesazhin dërguar FA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat