U padit për shpërdorim detyre, reagon Zamira Rami: E pavërtetë, PD fushatë shpifjesh ndaj bashkisë

Shqipëria

U padit për shpërdorim detyre, reagon Zamira Rami: E pavërtetë, PD fushatë shpifjesh ndaj bashkisë

Më: 28 prill 2016 Në ora: 09:56

Akuzat dhe denoncimin e bërë në prokurori, nga Partia Demokratike në Gjirokastrës, kryetarja e bashkisë, Zamira Rami i ka konsideruar të pavërteta dhe shpifje ndaj punës së saj në krye të kësaj bashkie.

“Dega e PD-së në Gjirokastër prej disa kohësh ka nisur një fushatë shpifjesh dhe akuzash të pabaza ndaj Bashkisë së Gjirokastrës. Këto akuza nuk janë aspak shqetësim për mua personalisht, pasi që në momentin që kam ardhur në detyrë, jam plotësisht në shërbim të komunitetit. Megjithatë, më vjen keq që kjo forcë politike vazhdon t’i ushqejë opinionit publik filozofinë e fjalëve dhe jo të punës. Nëse PD Gjirokastër mendon se mbi të pavërtetat dhe të paqenat do ngrejë alibi politike, më vjen keq për ta dhe për dështimin e tyre të radhës”, deklaroi Rami.

Ndërkaq, e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, ajo tha se “në 8 vite qeverisje, PD-ja solli zero investime për Gjirokastrën. Sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë që qeveria shqiptare i ka kthyer sytë nga Gjirokastra duke investuar miliona euro, përpiqen me çdo mjet të përbaltin punën e nisur. Unë jam e zgjedhur dhe e votuar nga komuniteti, ndaj deri në fund të mandatit do jem vetëm në shërbim të tij, duke drejtuar me përkushtim dhe duke vënë në zbatim filozofinë e punës dhe jo të fjalëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat