Mark Frroku padit prokurorinë në gjykatë për pasurinë

Shqipëria

Mark Frroku padit prokurorinë në gjykatë për pasurinë

Më: 28 prill 2016 Në ora: 07:50

Mark Frroku padit në gjykatë, Prokurorinë e Përgjithshme për akt-ekspertimin kontabël mbi pasurinë e tij dhe kërkon nga gjykata të pranojë vlerësimin e ekspertit të pavarur që ka nxjerr si konkluzion se pasuria e tij ka burim të ligjshëm. Prokuroria refuzon të bëj pjesë të hetimeve ekspertizën e realizuar nga eksperti i pavarur për burimin e pasurisë së Mark Frrokut dhe për këtë ish-deputeti i drejtohet gjykatës.

Kështu 7 muaj nga nisja e hetimit pasuror ish-deputeti Mark Frroku, kundërshton ekspertizën e ekspertes Greta Dangu kontraktuar nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka arritur në konkluzionin se Mark Frroku nuk e justifikon burimin e pasurisë prej 1,5 milion euro-sh. Më 26 tetor të vitit të kaluar prokuroria caktoi eskperten Greta Dangu, e cila kaloi në sitë pasurinë e biznesmenit Frroku prej 2005 deri në 2015.

Vetë Frroku caktoi një tjetër ekspert privat që nxori rezultat të kundërt nga ai i ekspertes Dangu. Në këtë moment Frroku kërkoi që ekspertiza e bërë nga eksperti i pavarur të bëhej pjesë e fashikullit hetimor, kërkesë kjo që u refuzua nga prokuroria. Këtë vendim të prokurorisë Mark Frroku e ka ankimuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe kërkon që të caktohet një tjetër ekspert.

Pritet që ditën e shtunë gjyqtarja Flora Hajredinaj të vendos nëse do ta pranojë ekspertizën e bërë nga prokuroria apo atë nga eksperti i kontraktuar nga pala nën hetim Mark Frroku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat