U justifikua për 21 janarin? Tahiri kërkon falje për Gardën

Shqipëria

U justifikua për 21 janarin? Tahiri kërkon falje për Gardën

Më: 28 prill 2016 Në ora: 00:46

Duke qenë se sot u përcoll lajmi se Garda e Republikës është justifikuar për tragjendinë e 21 janarit 2011, duke thënë se ishte detyruar të përdorë armët, kjo e fundit sot është detyruar të bëjë një sqarim për opinionin publik.

Në njoftimin e saj, thuhet se Garda e Republikës, në zbatim të legjislacionit procedurial në fuqi ka parashtruar përpara Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, prapësimet në lidhje me çështjen me objekt:

– Detyrimin e palës së paditur të paguaj në favor të paditësve shpërblimin e dëmit të plotë pasuror dhe jo pasuror, biologjik, moral ekzistencial, për humbjen e jetës së të ndjerit Ziver Veizi, i vrarë më 21 janar 2011 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara Kryeministrise.

– Dhenien e vendimit të gjykates me ekzekutim të përkohshëm.

Prapësimet e Gardës së Republikës, në përputhje me përcaktimet proceduriale, janë të ndara në disa pjesë:

1-Proçedura e ndjekur nga pala paditëse.

2-Masat e marra nga Kryeministri i vendit,për vlerësimin e dëmit të pësuar nga viktimat e 21 Janarit.

3- Ç`është Garda e Republikës Shqipërisë, misioni i saj.

4-Vendimi penal i Gjykatës Apelit Tiranë nr. 793 datë 18.9.2013.

5-Praktika, për ngjarje të ngjashme.

6-Komente

Pjesët e cituara në kronikën e lajmeve në Top Channel janë marrë nga pika 4 e Prapësimeve, ku Garda e Republikës ka bërë një përmbledhje të gjetjeve dhe konstatimeve të Gjykatës së Apelit Tiranë, mbi të cilat u mor vendimi për shpalljen fajtor të të akuzuarve për “Vrasje nga Pakujdesia”.

Pra ç’ka citon Top Channel sqarojmë se është pjesë e përmbajtjes së Vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë Nr. 793, datë 18.09.2013, dhe jo qëndrim apo konstatim i Gardës së Republikës.

Per kete ceshtje ka reaguar edhe vete ministri i Brendshem Saimir Tahiri, i cili, nepermjet nje postimi ne Facebook, shprehej: “Pavaresisht se Garda vetem ka cituar vendimin e gjykates, dua t’i kerkoj ndjese familjareve per sado jane lenduar nga permendja e nje vendimi haptazi te padrejte!
21 Janari ishte dhe mbetet nje krim shteteror, ende i pandeshkuar!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat