Lumturimi i 38 martirëve, Berisha: Vlerësimi më i lartë për sakrificën e klerikëve shqiptar

Shqipëria

Lumturimi i 38 martirëve, Berisha: Vlerësimi më i lartë për sakrificën e klerikëve shqiptar

Më: 27 prill 2016 Në ora: 23:49

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur Lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, të vrarë gjatë regjimit komunist. Me një mesazh në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se, “Papa Françesku dekretoi Lumturimin e Imzot Vinçenc Prenushit dhe 37 martirëve të tjerë të kalvarit të egër komunist!”

“Sot është një ditë historike për katolikët shqiptarë, mbarë kombin shqiptar dhe krishtërimin në botë.

Papa Frençesku dekretoi sot Lumturimin e Imzot Vinçenc Prenushit dhe 37 martirëve të tjerë të kalvarit të egër komunist të kishës katolike të Shqipërisë, për sakrificën e tyre sublime në mbrojtje të vlerave hyjnore të besimit të tyre tek Zoti, Krishti Mbret.

Kjo është mirënjohja dhe vlerësimi më i lartë papal për sakrificën e klerikëve martirë shqiptar, kontributin e madh të tyre në krishtërimin botëror. Ky dekret është një mirënjohje e veçantë për punën e jashtëzakonshme që meshtarët shqiptar, klerikët katolikë bënë gjatë këtyre 25 viteve në studimin, qëmtimin, vërtetimin e qëndresës dhe veprës së pavdekshme të 38-40 martirëve të kishës katolike shqiptare.

Me këtë rast le ti shprehim në mirënjohjen më të thellë Papa Françeskut për dekretin e Shenjtërisë së tij, historik për katolikët shqiptar, kombin shqiptar në tërësi dhe mbarë krishterimin!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat