Kreshnik Spahiu godet Ramën: Shtati pyll, mendja fyll

Shqipëria

Kreshnik Spahiu godet Ramën: Shtati pyll, mendja fyll

Më: 27 prill 2016 Në ora: 20:37

Kryetari i Aleances KuqeZi, Kreshnik Spahiu, gjate nje interviste per gazetarin Alen Xhelili ne UTV, ka akuzuar ashper qeverine dhe kryeministrin Edi Rama per menyren se si po e qeveris vendin dhe se po detyron shqiptaret te largohen nga vendi.

Ai u shpreh se, shqiptaret nuk besojne ne ndryshim pas kjo qeveri ka aq shume para, aq shume banda sa nuk bien kurre nga pushteti.

Persa i perket ekonomise ai deklaroi se, Rama eshte i paafte. Gjatesia e kryeministrit nuk eshte kriter per njeriun duke kujtuar shprehjen popullore “shtati pyll, mendja fyll”.

“Edi Rama nuk eshte as ekonomist, as jurist, as politolog. Ai eshte piktor ne boten e vet. Ai mund te jete drejtor liceu ose maksimumi minister kulture”, tha Spahiu.

Lideri i AK-se u shpreh gjithashtu se, njerezit jane te lodhur me qeverine dhe jo me Shqiperine. Sipas tij, shqiptareve iu ka vdekur shpresa. Ata jane aq te zhgenjyer sa presin me shume nga opozita. Demokratet jane te pakenaqur nga PD-ja.

Ai kerkoi nga Opozita qe te ndryshoje perceptimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat