Idrizi vlerëson lart rolin e gruas në PDIU

Shqipëria

Idrizi vlerëson lart rolin e gruas në PDIU

Më: 27 prill 2016 Në ora: 19:49

Në forumin e Gruas që është mbajtur sot nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet nuk përveç fjalimeve nuk kanë munguar as anëtarësimet e reja.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi gjatë këtij takimi ka vlerësuar rolin e gruas të cilët kanë kontribuar për këtë parit që nga fillimi e deri tani, duke e cilësuar partin e tij si parti e kauzave.

“Dua t’ju falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë nga fillimi e deri më sot. Gjyshet tona, nënat, motrat, na kanë mëkuar me dashurinë për vendin, për Çamërinë. Kjo është arsyeja pse PDIU do ta kishte në radhë të parë mbështetjen e parë të gratë, pasi janë më të ndjeshme. Për këtë ju jam thellësisht mirënjohës”, tha Idrizi

Kreu i PDIU-së shtoi se në këtë parti që ka në qendër të saj çështjen kombëtare ka shumë nevojë për kontributin e grave dhe vajzave me qëllim që të çohen përpara kauzat e saj të rëndësishme.

“PDIU është nisur të bëhet një parti e madhe sepse ajo që shoh në këtë sallë them se është bërë fakt. Kur flasim për vlerat e familjes, besimit në zot, çështje si prona, Atdheu besoj që këto formësohen falë nënave tona. Nënat e Çamërisë dhe Kosovës i kanë rritur bijtë e tyre me kokën pas por edhe lart se si shqiptarë do arrijmë ti fitojmë të drejta tona. I bindur se të gjithë bashkë do ia dalim. Jemi komodë dhe ballëhapur. Ne jemi për bashkim kombëtar, diaspora të ketë një institucion për problematikat e tyre, barazia gjinore në një vend të varfër ka shumë vend për vajzat gratë dhe nënat tona”,- u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat