Panariti takon Ministrin francez per Transportin, Vidalies dhe Komisionerin për Mjedisin, Vella (Foto)

Shqipëria

Panariti takon Ministrin francez per Transportin, Vidalies dhe Komisionerin për Mjedisin, Vella (Foto)

Më: 27 prill 2016 Në ora: 19:46

Gjatë konferencës ndërministeriale për peshkimin mesdhetar që po zhvillohet në Bruksel, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti, u takua me Komisionerin për Mjedisin, çeshtjet detare dhe Peshkimit të BE- se, Karmenu Vella.

Ministri Panariti e informoi Komisionerin Vella për sfidat e zhvillimit të sektorit të peshkimit dhe akuakulturës në Shqipëri, në veçanti për rritjen e kapacitetit të shfrytëzimit të qëndrueshem të rezervave të peshqve pelagjikë, për të rritur kapacitetet përpunuese në vend dhe për të ulur importet.

Në takim u diskutua edhe për ruajtjen dhe zhvillimin e stokut të midhjeve veçanërisht në lagunën e Butrintit dhe sidomos për strategjinë e parandalimit të humbjeve në molusqe pë shkak të rritjes së temperaturave në ujëra.

Ministri Panariti u takua edhe me Ministrin francez për Transportin, Detin dhe Peshkimin, Alain Vidalies.

Bisedimet janë fokusuar në ndihmën që Qeveria franceze do të japë në krijimin e një shkolle moderne të peshkimit si dhe për vënien në dispozicion të gjitha kapacitetet për të rritur aftesinë për peshkim të flotës shqiptare. Ndërtimi i kantiereve të riparimit të varkave dhe anijeve ishte një temë tjetër e bisedimeve.

Ministri Panariti zhvilloi një takim në Drejtorinë e Bujqësisë të Komisionit Europian ku diskutoi për ecurinë e programeve të BE-së në ndihmën e sektorin të bujqësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat